TIRANE- Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar sërish ndaj politikës për turizmin që kryeministri Rama ndjek çdo ditë në rrjetin social “Facebook”. Nisur nga statuset që publikon kryeministri Rama çdo mëngjes në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të LSI thotë se kjo gjë duhet të bëhej në fillim të sezonit turistik.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai e etiketon Ramën si “kryeministri shkollëpakët”.

“Gjithë bota i bën promocione, panaire turistike dhe reklamë turizmit gjithë vitin, me përjashtim të korrikut dhe gushtit. Ky shkollëpakëti, kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik, pra bën një lloj aksham pazari. Aferim i qoftë, kaq di kaq bën!”, përfundon ironikisht kreu i deputetëve të LSI.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb