TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka folur me tone të ashpra në studion e News24 për zgjedhjen e Kryeprokurores së re, për seancën dhe protestën e së hënës. Në rubrikën “Opinion” Vasili tha se opozita nuk ka qenë kundër zonjës por ka qenë Kushtetuta kundër këtij procesi që sipas tij nuk e përcakton ligji.
Deputeti i LSI-së tha se parlament ndodhi një puç kushtetutës duke shpjeguar edhe arsyet. Ai e cilësoi ‘pjellë antiligjore’ kryeprokuroren e re. Për dhunën në kuvend, Vasili tha se e solli maxhoranca, ndërsa tregoi se ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ka një kallëzim në prokurori.
Zoti Vasili pse ishit kundër votimit të zonjës Marku?
Nuk kemi qenë kundër zonjës, nuk ka rëndësi emri i saj.
Kundër kryeprokurorit të ri?
Ka qenë Kushtetuta kundër. Nuk mund të zgjidhej. Në parlamentin e Shqipërisë ka ndodhur një puç kushtetues. Kam dëgjuar plot analistë që shkruajnë broçkulla. Kushtetuta thotë qartë që mandatin e mbaruar të kryeprokurorit e konstaton KLP që nuk është ngritur. Mundësia e vetme për të pasur një kryeprokuror të përkohshëm është kur ndërpritet jo kur mbaron. Ka një parashikim të caktuar që thotë një nga prokurorët e vjetër, duke bërë vettingun mund të zgjidhet. Kemi thënë shqip kthehemi në Kuvend rregullojmë këtë gjë dhe zgjedhim një kryeprokuror të ligjshëm. Ky është i paligjshëm. Kemi dëgjuar me mijëra herë fjalën vetting. Nuk kam asnjë paragjykim për zonjën, as e njoh fare. Por ky kryeprokuror është aty pa vetting.
SHBA deklaruan se po zbatohet vettingu?
Kushtetutën që miratuam a thamë që e mbështeste SHBA. Këtë Kushtetutë mbrojmë ne. E ka që kryeprokurori duhet të ketë bërë vetting. Zonja ka bërë vetting? Kaq më thonë. Me qëllim shoqëria civile e bllokoi. Ka një strategji bllokimi për të arritur në një emërim arbitrar. Ligji e ka që 3 kandidatura duhet të vijnë në Kuvend. As një maxhorancë nuk patëm. Kryeprokurori kërkon 84 vota për një peshë tjetër.
Ju po flisni për mosbesim të emrit të kryeprokurores së re…
Për paligjshmërinë, jo për emrin.
Çila sjellje e kryeprokurores së re do sillte besim?
Një pjellë antiligjore nuk më sjell asnjë besim.
Shqipëria ka një Kushtetutë, ka një ligj. Për këtë ligj dhe kushtetutë ka bërë be dhe SHBA dhe BE dhe ajo që kemi miratuar ka marrë miratimin edhe të Venecias.
Zonja Marku apo kushdo që do ishte do duhej të qëndrojë në atë pozicion për një periudhë të caktuar…
Sa do rrijë, e dini ju? Tani nuk dimë më asgjë. Mobilizoni ekspertët tuaj dhe më gjeni fjalën Prokuror i Përkohshëm në ligj. Nuk ekziston si term. Është një shpikje antikushtetuese për të mbaruar ato halle. Ju më pyetët për të tjera interesa por janë ato dosjet e atij ministri të brendshëm.
Ajo që ndodhi dje, u zgjodh kryeprokurori në një atmosferë të pazakontë. Pati sjellje aspak etike. Është një video që zonja Kryemadhi qëllon me këpucë, a është etike kjo?
Dhuna në Kuvendin e Shqipërisë ka një autor. Dhunën e shpërtheu sjellja e kryetarit të Kuvendit. Hyrja e gardës ishte pa kontroll. Ç’janë këta trupa që hyjnë në sallë dhe dhunojnë deputetët. Që nga ai moment nuk mund të flitet për normalitet të parlamentit. Kanë hyrë në mënyrë kriminale dhe kanë dhunuar deputetët. Si ka mundësi kryetari i parlamentit që është atje, garda hyn e del si do. Ky parlament nuk ekziston më. Deri në atë moment parlamenti po vijonte normalisht. Ne po flisnim për procedurë dhe garda në mënyrë të paautorizuar shkon e rrëmben deputetët. Ka një kallëzim për Gramoz Ruçin në Prokurori nga PD. Ruçi nuk duhet të mbledh Byronë. Pasi ai është shkaktari i gjithë asaj që ndodhi në Kuvend. Ai bëri të shpërthejë ky vend. Ai la ushtarakët që të rrëmbenin deputetët. Unë si deputet mund të vinë gardistët dhe të rrëmbejnë dhe të nxjerrin jashtë. Ky shtet policor rrëmben dhe bën ça të dojë.
Po 10 deputetët e proceduar…
Jam proceduar dhe unë në gjendje të lirë kur organizuam një grevë urie për atë Kushtetutë të vitit 2008. Kam shkuar 10 herë në prokurori. S’jemi në shtet policor këtu. I keni parë ato fotot ato që u dhunuan njerëzit. Po deputeten e LSI e patë? Si mund të dhunojë policia një vajzë. Është për të ardhur turp. Një kryetar Kuvendi lejon që të hyjë policia dhe thotë; ‘rrëmbejini, bëjini çtë doni’. Një kryeministër thotë; ‘dhunoni bëni ça të doni’. 5 vajzat dalin me banderola dhe rrëmbehen dhe futen në rajonin e Rinasit se ‘stigmatizonin; kryeministrin. Po kjo është diktatura.
A keni mekanizma të tjerë?
E pe Kejdi Mehmetajn si e qëllon ai burri atje? Dy deputetë më të reja të Kuvendit morën dy mesazhe nga Ruçi dhe Rama.
Po kjo historia e kartonëve dhe rrëmbimi i tyre?
Keni dhe foton e Taulant ballës që shkon që vjen kartonët dhe doli tek teoria e vetdeklarimit. Atij që nuk i punon karta, shpreh vullnetin me votë pasi ngre kartonin. Por ngaqë nuk e mban dot pasionin e tij e hajdutllikut, doli që kishte votuar Pollo dhe një kolegu im.
Mund të më thoni nëse keni në plan të ndiqni mekaniza të tjerë përtej asaj që pamë, për të mbrojtur Kushtetutën?
Ne nuk kemi prokuror të përgjegjshëm.
Jo ne e kemi…
Ne në zyrën e prokurorit të përgjithshëm është prenotuar një person. Kushtetuta nuk e lejon.
A jeni ju të gatshëm të digjni mandatet tuaja?
Përveç meje, juve të gjithë, padashur ju shkasin shumë detaje. A e mbani mend se sa vota duheshin për ligjshmërinë e kryeprokurorët? Pra votohet me 71, me shumicë të thjeshtë. Shërbimi i Kuvendit, unë e kam votuar në statuset e mia, ka thënë shumë thjeshtë; votohet me 84 vota, se thotë opozita.
Kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës?
Me puç
Po si ta shpëtojmë vendin?
Situata do agrovojë.
A keni opsione të tjera?
Një pjesë të opsioneve i patë.
Protestat? Dhuna, tymueset?
Unë besoj se do t’i ruajmë elementet e ironisë tuaj të lehtë.
Di jeni bashkë me zotin Basha?
S’do jetë vet LSI as Basha e kryemadhi, por të gjithë qytetarët që janë të shqetësuar për këtë vend.
Disa që pyetëm se dinim pse ishin aty në protestë..
Një shtet i kapur, ku droga mundi kushtetutën e vendit, një shtet ku thash se Kushtetua e krimit e mundi Kushtetutën e Venecias. Kushdo që ta mbrojë këtë është në shkelje. Kjo sjell varfëri të tmerrshme, që të gjithë shkollat shqiptare të kenë mijëra përdorues droge, janë kushedi sesa spaçatorë. Kaq familje shqiptare kanë punuar në parcela me kanabis. Tërë kjo strukturë shtetërore i mbledh të gjithë bashkë. Kur nisin sa çështje penale, atëherë kujtohen se ç’paska qenë kjo. Në 2008 shumë nga kolegët tuaj shihni me skepticizëm se ‘çka kjo Kushtetutë’. Thoshin; ‘ka ndonjë problem LSI’. Kaluan disa vjet dhe e mallkojnë atë Kushtetutë. Në këtë rast po mbrojmë një kauzë, është e drejtë dhe është e rëndësishme dhe do të shkaktojë një shkarje të tmerrshme drejt kaosit dhe drejt një diktaturë me shumë forma.
Berisha tha; t’i djegim mandatet e deputetit për të shpëtuar vendin nga ky kaos. Ju do ishit i gatshëm?
LSI udhëhiqet nga kryemadhi. A pati një përgjigje nga ajo, po; nuk vlen të djegim mandatet dhe unë ndaj të njëjtin mendim me të. Ka një pjesë që është
(m.k/ed.me/BalkanWeb)