TIRANE– Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka falënderuar mbështetësit e forcës politike që ai drejton, duke u shprehur se me formimin e Kuvendit të ri, misioni i kësaj partie do të jetë goditja e bandave.

Në një konferencë për shtyp nga selia e partisë, Vasili tha se bandat e Rilindjes nuk kishin për synim zgjedhjet e 25 qershorit, por goditjen e LSI-së.

Kreu i LSI tha se zgjedhjet e së dielës u zhvilluan në një klimë terrori, ku “policia e drogës” sipas tij, nuk bëri detyrën.

“Opozita e re do të zhdukë strategjinë e drogës. Polica e drogës e dominoi këtë situatë me sjelljen e saj. LSI do të jetë një zë i fortë opozitar që do të përfaqësohet nga deputetët e rinj. Ishin forca jonë e kësaj fushate, dhe do të jenë forca jonë edhe në të ardhmen. Do të vazhdojmë të arrijmë rezultate të larta. Votat që i janë dhënë LSI në këto zgjedhje janë mesazhe të rëndësishme për misionin e kësaj force politike. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të goditur bandat që dëmtojnë vendin. Realizuan një skenar për këto zgjedhje, që kishin si synim vetëm goditjen e LSI”, tha Petrit Vasili.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: