FIER- Në një takim me të rinjtë e LRI në Fier, kreu i LSI, Petrit Vasili, shprehu bindjen se partia që ai drejton do të jetë forca e parë politike në vend. Ai tha se vota për ketë parti është shans për gjithë vendin, pasi kjo është forca politike me konstruktive.

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit, theksoi se vota për LSI-në është një shans për të gjithë Shqipërinë pasi është forca politike më konstruktive.

“Në këtë shesh fryn era e fitores. Jemi forca e parë politike më pozitive, më konstruktive që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Vota për LSI-në është shans për të gjithë Shqipërinë”, u shpreh kryetari i LSI, njëherësh kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit.

Në këtë takim foli edhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili i vlerësoi të rinjtë si faktor vendimtar për të ecur në rrugën e progresit.

“Na duhen të rinjtë dhe të rejat që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e progresit”, tha Ilir Meta.

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho u shpreh se LSI ka një program konkret për arsimimin e të rinjve, duke e cilësuar këtë si arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin dhe Shqipërinë.

“Vota për LSI-në është vota për të rinjtë dhe të rejat e Fierit. Është vota për të ardhmen tonë. Besoj te politika që kujdeset për njerëzit. Unë besoj te politika që është aty për të zgjidhur hallet dhe shqetësimet, unë besoj te politika e qetësisë dhe e tolerancës, që largon atë politikë konfliktuale, që nuk e do asnjë”, tha Xhixho.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb