Marrëdhëniet në mes Koresë së veriut dhe SHBA-së nuk janë në fazë të mirë. Muajve të fundit Koreja e Veriut kreu disa teste nukleare duke zgjuar reagimin e shumë vendeve të botës. Ndërsa së fundmi gazeta shtetërore e Koresë së Veriut e ka quajtur Donald Trumpin ‘psikopat’. Gazeta shkruan se duke marrë parasysh problemet e vetë Amerikës, presidenti amerikan s’do të duhej të lansonte sulme nukleare kundër Penjanit. Komentet e bëra në një artikull të gazetës zyrtare Rodong Sinmun, erdhën pasi një student amerikan i cili ishte i burgosur në Korenë Veriore vdiq pasi u rikthye në SHBA.
Trump iu kundërpërgjigj vdekjes së 22 vjeçarit Otto Warmbier duke e quajtur Korenë Veriore si një ‘regjim brutal’ derisa e kishte përshkruar diktatorin Kim Jong-un si ‘njeri të marrë’.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb