Nga: SPARTAK KOKA*
TIRANË- Pas ankesës së familjarëve të 11-vjeçarit Denis Almadhi për falsifikimin e provave në dosjen hetimore në ngarkim të dy mjekëve irlandezë, ka patur një reagim të Policisë së Shtetit, nëpërmjet një shkrese drejtuar familjes Almadhi.

Në letrën me nr protokolli F-38/1 bëhet me dije se nga Drejtoria e standarteve profesonale rezulton se: Konstatohen veprime jo të rregullta nga punonjësi i policisë, oficer i Policisë Gjyqësore Arges Xhepa, sepse Raporti i Personit nxjerrë prej tij nga sistemi TIMS dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë rezulton se ka pasaktësi.

Nisur sa më sipër nga ana jonë për oficerin e Policisë Gjyqësore Arges Xhepa është bërë kallëzim penal në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë.

Bashkëlidhur me kallëzimin, prokurorisë i janë dërguar edhe raportet e Personit të nxjerra nga sistemi TIMS, i parregullti nga Oficeri i Policisë gjyqësore dhe i rregullti që është nxjerrë nga ana jonë.

Kjo shkresë mban datën 08 shtator 2014 dhe është firmosur nga Dylaver Shimaj Drejtor i drejtorisë së Standarteve.

Kjo shkresë hedh poshtë pretendimin e një dite më parë të Prokurorisë së Tiranës. Institucioni i akuzës shprehet se është i pavërtetë pretendimi i familjarëve që të dhënat e TIMS janë falsifikuar.

Madje për të përforcuar faktin e falsifikimit drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi pas marrjes dijeni për shpërdorimin e detyrës nga ana e vartësit të tij, në përputhje me ligjin për policinë e shtetit dhe rregulloren e disiplinës ka firmosur Përjashtimin e Argers Xhepës nga Policia e Shtetit.

Një ditë më parë familja Almadhi akuzoi drejtpërdrejt prokurorin e çështjes dhe oficeri i policisë gjyqësore për falsifikim të provave në dosjen hetimore. Ata i bënë thirrje kryeprokruroit Llalla që të përjashtojë prokurorin e çështjes dhe zëvëndësimin e tij me një grup prokurorësh si dhe rikthimin e akteve të dosjes për rihetim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb