TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-homologut të tij, Bajram Rexhepit.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut kreu i qeverisë shqiptare pohoi se sot ndihen të ligështuar për humbjen e tij miqtë dhe familjarët. Mes të tjerash Rama thekson se Rexhepi ia doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot.

MESAZHI I RAMËS
Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjlit.
Lamtumirë mik i mirë!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: