SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që ndodhi dje, ku humbi jetën një punonjës i Komunalës në një pesetë, dhe u plagos kolegut te tij. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar përgjegjësi i Ujësjellësit në Shkodër, Preke Toma.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 14.07.2017, në lagjen “Partizani” Shkodër, në vendin e quajtur pranë “Kolegjit Turk”, ndërsa po punonin në një kolektor të ujërave të zeza, ka humbur jetën shtetasi K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem – Shkodër si dhe është plagosur shtetasi Gj.Gj, 56 vjeç, banues në Shkodër. Në përfundimin të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Preke Toma, 48 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujërave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
– Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër
– L.P. 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë drejtues teknik në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse. Materialet i kaluan Prokurorisë se rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb