Pas vdekjes tragjike të 15-vjeçares ruse në Ksamil, policia ka bllokuar 64 mjete lundruese.

Mësohet se bllokimi është bërë ditën e djeshme, ndërsa gjithçka bëhet në bazë të verifikimeve. Sakaq, mësohet se aksioni për verifikimin e këtyre mjeteve do të bëhet në të gjithë plazhet e vendit, si dhe për verifikimin e dokumentacionit.

15-vjeçarja ruse me inicialet K.R, humbi jetën tragjikish të premten, teksa ishte duke u larë me mamanë e saj në det. Vajza iku me not në hapësirën ku rrinë mjetet lundruese. Një mjet lundrues ka goditur me helikë vajzën 15-vjeçare. Sakaq, pronari i mjetit lundrues Ermal Fataj është arrestuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb