TIRANË – Një shënim prekës e ngushëllues është publikuar sot nga deputetja Vasilika Hysa, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë, që në prag të Vitit të Ri, janë përballur me vdekjen e fëmijëve dhe njerëzve më të dashur: “Miqtë e mi, nuk jeni vetëm! Edhe unë e kam humbur vëllanë tim më 30 dhjetor,”- shkruan ajo.

“Dhjetori është pragu i vitit të Ri, por për shumë familje është edhe dita kur kanë humbur njeriun e tyre të shtrenjtë, fëmijën, vëllain, motrën ose prindërit. Si sot, 35 vite me parë, prindërit e mi humbën djalin e tyre, 21 vjeç ndërsa unë humba vëllanë tim të vetëm nga një aksident në rrugë në një kohë kur makinat numëroheshin me gishtat e dorës,- shkruan Hysi në Fb. – Edhe pas 35 vitesh, aksidentet vazhdojnë marrin jetë fëmijësh të pafajshëm, të rinj dhe të reja, njerëz që sakrifikojnë të shpëtojnë jetë njerëzish, por ikin vetë nga kjo jetë.

Nuk gjej fjalë të ngushëlloj Avenir Pekën për humbjen e djalit të tij, familjarët e juristes së aksidentuar në Mal të Zi, të dy marinarëve dhe personave të zhdukur në tragjedinë e djeshme në det. Do qeshim dhe do qajmë, do trishtohemi dhe gëzohemi në jetë. Jeta vazhdon, derisa t’u shkojmë pranë njerëzve tane të dashur.

Vetëm një gjë mund t’ju them miqtë e mi: Nuk jeni vetëm. Për fat të keq, keni edhe shumë familje që kanë humbur të dashur të tyre për shkak të aksidenteve.

Në pamundësi për të gjetur fjalë ngushëllimi, kam vetëm dy fjalë: Më shumë kujdes në rrugë si kalimtarë dhe drejtues mjeti, më shumë dashuri dhe kujdes për njerëzit që sot janë në nevojë! Ardhtë 2015 si një vit i mbarë për të gjithë!”- përfundon Vasilika Hysi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: