Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Vdes Maryam Mirzakhani, gruaja e parë që fitoi ‘Nobelin’ në matematikë

Donte të bëhej shkrimtare, por në 2014 ajo u bë gruaja e parë që u vlerësuar me medaljen Fields, çmimi prestigjioz që i jepet matematikanëve under 40, në moshën 37 vjeçare.

Një çmim që shënoi një rekord në histori, si gruaja e parë dhe iraniania e parë që merrte një çmim që konsiderohet ‘Nobel’ në matematike.

Sot 40 vjeçarja Maryam Mirzakhnai është ndarë nga jeta për shkak të një tumori në gjoks.

‘Është shuar një dritë, një gjeni, por edhe një nënë, një vajzë dhe një bashkëshorte’ ka qenë lamtumira e mikut të saj Firouz Naderi, shkencëtar i Nasa, i cili komentoi lajmin në Instagram.

Maryam Mirzakhnai ka lindur në Teheran në 1977. Historia e Mirzakhani është një përzierje e përkushtimit, zgjuarsisë dhe fatit të mirë.

Ka qenë pikërisht ajo, që disa kohë më parë ka treguar për historinë e saj për the Guardian dhe fatin që mbaroi shkollën fillore pikërisht në fund të luftës Iran dhe Irak.

Kur ishte e vogël donte letërsinë, thoshte se lexonte çdo roman që gjente, një pasion të cilin nuk e braktisi asnjëherë, edhe pse më pas kanë qenë numrat, jo shkronjat, të cilat shënuar gjurmë në jetën e saj.

Pasioni për shkencën duket se ju ‘injektuar’ nga vëllai i saj më i madh që i tregonte çdo ditë të rejat qe mësonte në shkollë për shkencën ekzakte.

Ajo që shënoi të ardhmen e Mirzakhani në matematikë ishte pikërisht viti i fundit në shkollë të mesme, kur në moshën 17 vjeçare ajo fitoi medaljen e artë në Olimpiadën ndërkombëtare të matematikës në Hong Kong dhe që nga ajo ditë vazhdoi rritja e saj në karrierë.
(da.xha/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.