TIRANE- Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur oficeri i polcisë, kryekomisari Nikoll Vatnikaj. Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se ai është shuar pas një ataku kardiak.

Vatnikaj lë pas një karrierë të gjatë mbi 30-vjeçare në polici, ku ka mbajtur edhe poste të larta drejtuese. Ai ka drejtuar komisariatin nr. 1 dhe 2 në Tiranë për disa kohë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: