MIRDITE– Një 47-vjecar banues në Vorë, ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar në një firmë ndërtimi. Sipas policisë, B.S, 47 vjeç ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur dje në Reps të Mirditës, ndërsa policia ka arrestuar përgjegjësin teknik të firmës së ndërtimit Ç.A, 63 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç.A, vjeç 63, banues në Tiranë, përgjegjës teknik, pasi rreth orës 10.00, në Reps, në rrugën e kombit Mirditë, tek një karburant, duke punuar për vendosjen e shtyllave ndriçuese të karburantit, dukë mos respektuar rregullat e sigurimit teknik, shtetasi B.S, vjeç 47, banues në Vorë, Tiranë, ka rënë një kontakt me rrymën elektrike dhe ka vdekur. Neni 289 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: