Mason, 34 vjeçar, fituesi i një medalje argjendi ne Beijing 2008, u aksidentua pasi po kthehej nga një festë në Kingston me miq të tij, në një autokolonë ku gjendej edhe Usain Bolt.
nintchdbpict000004679784-e1492693730860
Germaine, i cili fitoi medaljen e argjend në Lojërat e Pekinit në vitin 2008, vdiq sot në mëngjes teksa po kthehej në shtëpinë e tij pasi kishte qenë në një festë së bashku me Usain Bolt dhe spintierin tjetër Michael Frater, raporton “The Sun”.
nintchdbpict000318137843
34-vjeçari vdiq në vendngjarje pas humbjes së kontrollit të motoçikletës teksa po përpiqej të shmangte një makinë që po afrohej me shpejtësi.
nintchdbpict000318159182
Xhamajkani u rrit në ishujt Karaibe, por vendosi të përfaqësonte Britaninë e Madhe në vitin 2006 përpara Olimpiadës në Kinë, ekzaktësisht dy vite më vonë.

Kryeministri i Xhamajkës, Andreë Holness, shkroi në “Tëitter” pas vdekjes së tij: “Ngushëllimet tona të sinqerta për vëllazërinë sportive”.

Mason është ende mbajtësi i rekordit kombëtar të Xhamajkës në kërcimin së larti, të vendosur para se të emigronte në Britaninë e Madhe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb