TIRANE– Kryeministri Edi Rama në shoqërinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë sot mes qytetarëve në parkun e Liqenit. “Me gjyshet, gjyshërit, mbesat dhe nipërit në Këndin e ri të Lojërave tek Parku i Liqenit, Tirane”­, njoftonte Rama para takimit.

Kryebashkiaku Veliaj e nisi fjalën me prezantimin e punës së bërë në këtë zonë, që e cilëson “një punë si të qëroje oriz” për të hequr pikat e zeza që kishin zaptuar zonën. Ai shtoi se investimet në këtë zonë do të vazhdojnë për t’iu dhënë sa më shumë hapësira të gjelbra dhe argëtuese qytetarëve.

Një grua e ulur me tij dhe kryeministrit Ramës i falënderoi për punën e bërë, pasi u tha se nxjerrë fëmijët aty dhe kënaqen duke luajtur.

Veliaj e thirri vajzën e vogël të vinte aty. “Eja, eja të të prezantoj me këtë shokun tim, a e njeh”­ i tha ai vajzës.

Por përgjigjja e saj ka qenë e menjëhershme, “Yy si nuk e njoh, e kam parë në televizor”.

BISEDA
Veliaj: Të prezantova unë ty me këtë shokun tim
Vajza: Po unë e di, e kam parë në televizor
Veliaj: E di që xhaxhi Edi ka qenë sportist?
Vajza: Po
Veliaj: Çfarë ka luajtur tenis?
Vajza: Po.
Gjyshja e vajzës: E gabove.
Vajza: Basketboll?
Veliaj: Shumë mirë. E more një 5. (Vlerësimi maksimal)

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb