TIRANE– Gjatë një takimi me banorët e Saukut në kryeqytet ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar marrëveshjen PS-PD në 18 qershor për t’i dhënë fund ngërçit politik.

Veliaj tha se gjyshja i ka thënë se kur grinden dy veta, ose i mençuri ose i madhi ka faj, pasi i vogli dhe budallai nuk ka faj. Sipas tij Partia Socialiste është e mençura, pasi nuk lejoi që vendi të përfundonte në konflikt. Kreu i bashkisë Tiranë tha po punohet çdo ditë sikur të ishte fushatë.

“Mund të ketë disa njerëz të paqartë rreth marrëveshjes për faktin se zgjedhjet do bëhen 1 javë më vonë. Ka pas thënë gjyshja ime kur zihen dy veta, o i mençuri, o i madhi ka faj se i vogli dhe budallai nuk ka faj. Unë besoj se PS është e mençura dhe e madhja, pasi ka përgjegjësi ti gjejë zgjidhje vendit të mos e çojë në konflikt dhe absurd. Çështje minutash për të votuar vettingun. Salla e gjyqit duhet të jetë sallë ku vendoset drejtësi. Ne punojmë çdo ditë sikur të ishte fushatë. Për ne çdo ditë është fushatë për mendjet dhe zemrat e njerëzve. Nëse e keni përligjur besimin e këtyre viteve se ne kemi bërë më të mirën, ne duhet të shkojmë në çdo derë që dhe të themi me plot gojë Edi Rama dhe PS”, – tha Veliaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: