TIRANE– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë paraditen e sotme lajmin e mirë për kryeqytetasit, por jo vetëm. Nga një takim me qytetarë në kodrat e Liqenit Artificial, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj tha se sheshi “Skënderbej” do të hapet më 10 qershor.

Veliaj tha se këtë javë do të testohet shatërvani i vendosur në shesh, për të parë mënyrën e funksionimit.

Sakaq, kryebashkiaku u ndal tek elementët e veçantë të këtij sheshi, pllakat e gurit, gjelbërimi, ndriçimi, etj.

Ai tha se pas përfundimit të punimeve, priten notat e qytetarëve për këtë investim të ri në qendër të kryeqytetit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb