TIRANE– Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkarkoi sot nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.

Burime nga bashkia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se është shkarkuar nga detyra drejtori i Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit Artjon Caushllari, administratori i Njësisë Farkë Mateo Shaba, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë Kajame Sinani, njofton gazetari Mariglen Mërtiri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shkarkimit të këtyre 3 zyrtarëve por vendimi vjen fill pasi LSI u distancua publikisht nga vendimi i dy këshilltarëve të saj për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: