TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që u mbaj sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Veliaj ka postuar disa foto teksa shihen punonjës të Bashkisë që pastrojnë Bulevardin.
18403023_10155342152641926_265619471519434637_n

“Faleminderit kolegë!
Pastrojnë në kohë rekord pas çdo ekskursioni të Çadrës në Tiranë. Republikë të Re s’të bëjnë fjalimet, por sjellja ndaj qytetit ✌️>?”, citohet në mesazhin e Veliajt.
Ditën e sotme partitë opozitare për disa orë me radhë protestuan në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në shenjë kundërshtie, ndërsa kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe paralajmëruan krijimin e Republikës së Re.

18403482_10155342152651926_809552958557013676_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: