Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Vëllai i Ajet Zeqajt: Vrasësi e dinte që e kishte zemrën nga e djathta, ja çfarë pashë në kamerat e sigurisë

vellai i ajet zeqaj

TIRANE – Fatmir Zeqaj është ndër të paktët që ka parë pamjet e kameras së sigurisë që regjistroi vrasjen e vëllait të tij, mbrëmjen e 16 Marsit, në zonën e ish – Bllokut. Nga filmimet ka parë një tjetër person të dyshimtë, veç autorit të krimit. E identifikon si bashkëpunëtor në krim, pasi thotë se ai bëri disa shenja kur Ajeti doli nga bilardo.

“Vëllai im është vrarë këtu, tek ky vend, ka dalë nga ajo bilardo atje, por para se të dilte im vëlla, kanë dalë dy persona të tjerë. Njëri ka qenë nga fshati jonë, nga Qesarati dhe tjetri nuk e di se nga ishte. Në kamera i kam parë, i kam fiksuar të gjitha. Më duket një person që ka dalë hapur, nga andej dhe në momentin që ka dalë nga ky marketi këtu (tregon me dorë nga marketi) ka ikur dhe është futur tek tuneli. Ishte me mjekër e mustaqe edhe është futur tek tuneli aty. Kur doli vuri dorën në kokë, ndërsa personi që e vrau ishte fshehur matanë, tek ajo makina aty. Ai ishte fshehur andej, në momentin që ka dalë ky, ka ikur andej, ka dalë nga lloto edhe ai me mjekër, edhe fshatari jonë. Fshatari jonë ka ikur këtej (nga marketi), ai me mustaqe ka ikur andej (tuneli). Për mua kanë kontrolluar rrugët, të dyja palët. Momentin që ka dalë Ajeti, nga dera e llotos ka ardhur këtu ku ndodhem unë. Ai ka nxituar me vrap dhe e qëlloi dy herë nga pas. Im vëlla iu kthye, në atë moment ai e gjuajti në sy dhe një plumb e kishte marrë në hundë. Në atë moment im vëlla ra. Ai e mbushi sërish pistoletën dhe i gjuajti dy herë në krah të zemrës, në të djathtë.” – shprehet Fatmir Zeqaj në një intervistë për Klan.

Nisur nga ajo që ka parë nga kamerat, vëllai i viktimës tregon dhe për karakteristikat trupore të autorit.
“Autori ishte rreth 1 e 80 i gjatë, i dobët, jo shumë i mbushur. Mbante një kapele, maskë nuk i pashë. Pistoletën e hodhi poshtë një makine”.

Një ditë para ngjarjes, Ajet Zeqaj i kishte rrëfyer të vëllait për konfliktin e vetëm që kishte.

“Muhabetin e fundit që kam bërë me tim vëlla ka qenë më datë 15, një ditë përpara vrasjes. Më mori në telefon dhe u takuam në një lokal poshtë shtëpisë. Zbrita dhe pimë një kafe. Ai ishte gjithmonë i qeshur. E pyeta si i shkonin punët, më tha mirë. Më tregoi se e kishte nxjerrë vizën për në Amerikë dhe më tha se do të shkonte për disa kohë andej, për të vënë ca para për t’i blerë prindërve një shpi që të rregullonin vajzat. E pyeta nëse kishte ndonjë problem tjetër e më tha që vazhdon problemi i vjetër me dy kunetërit, Luanin dhe Bastiun sepse Luani kundërshtonte ndarjen dhe e kishte hedhur në gjyq, e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë se do t’ia bënte kokën shoshë. Gjë tjetër sdi. Vëllai im, nuk është marrë me pisllëqe, këtë e jap unë deklaratë. Nëse del e kundërta, pranoj ta bëj unë burgun e tij dhe hallall i qoftë ata që e vranë. Unë dyshoj tek ish – kunetërit, nuk kam dyshim tjetër përveçse tek ata, sepse ata e kanë kërcënuar dhe skemi patur hasëm tjetër, me asnjeri. Nuk pranon që të ndahej dhe është ndarë vetëm për çështjen e Jehovait. Si përfundim i kishte thërritur vëllezërit e nuses në shtëpi dhe i kishte thënë, kthejeni ju sepse unë do ta mbaj se e kam grua, ajo nuk pranoi. Për këtë pyesni vëllezërit e tjerë që ka”- tha ai.

58 –vjeçari thotë se vrasësi e dinte që vëllai i tij kishte lindur me një anomali.
“Im vëlla ka lindur me zemër në krah të djathtë dhe ai e ka gjuajtur në atë krah. Zemrën në krah të djathtë ia dinim unë si vëlla dhe e shoqja”- shprehet Fatmir Zeqaj.

E kishte zemrën në krahun e djathtë dhe për këtë arsye mendojnë se ai e ka qëlluar në atë krah. Në dijeni të anomalisë ishin vetëm familjarët.

Fatmiri mohon që vëllai i tij të ketë patur probleme gjatë kohës që ka jetuar në Francë.

“Nga shteti kërkoj vetëm drejtësi dhe i kam lënë Zotin që të dalë si drita e syve ajo e drejta që më kanë vrarë atë vëllain, ma kanë vrarët kot se ishte i pafajshëm. Kërkoj vetëm drejtësi nga shteti”- tha Fatmir Zeqaj. (klan)
(er.nu/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.