Gjykata e Tiranës ka dënuar bashkëshorten e ish-futbollistit të njohur të kombëtares dhe Tiranës, Indrit Fortuzi, e akuzuar për mashtrim përmes agjencisë së saj turistike. Sipas vendimit të dhënë sot, ajo u dënua në mungesë me 3 vjet e gjysmë burg, raporton “Panorama”.

Vendimi
Ne vendimin e gjykatës theksohet:
1.Deklarimin fajtore të të pandehurës Junida Fortuzi për kryerjen e vepres penale te “Mashtrimit” më shumë se një herë, dhe në baze të nenit 143/2 të K.Penal denimin e tij me 3 (katër) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim.
2.Pushimin e gjykimit për të pandehurën Junida Fortuzi e akuzar për kryerjen e vepres penale te “Mashtrimit me pasoja të rënda” e parashikuar nga neni 143/2 të K.Penal, pasi ndjekja penale për këtë vepër nuk duhet të kishte filluar.

DENONCIMI
Bëhet fjalë për një ngjarje të nëntorit të vitit 2015, pas një kallëzimi që një 20 vjeçar bëri ndaj gruas së Fortuzit, Junida Fortuzit. Ajo kishte një agjenci turistike “Just Travel” dhe i riu deklaroi ate kohe se ajo i kishte shitur 4 bileta avioni në shumën 1200 euro, të cilat më vonë kanë rezultuar të pavlefshme. Por, para denoncimit, Indrit Fortuzi së bashku me familjen e kishin lënë Shqipërinë. Ate kohe u tha se nje tjeter arsye që ka bërë që Fortuzi të largohet jashtë vendit është fakti se ai ka humbur shuma të mëdha në lojërat e fatit. Njerëz pranë ish futbollistit thanë gjithashtu se Fortuzi kishte marrë shumë para borxh. Indrit Fortuzi ka qenë një ndër futbollistët më të mirë të Tiranës duke regjistruar në të njëjtën kohë edhe disa pjesëmarrje në kombëtare. Vitet e fundit ai u përfshi në politikë. Për katër vjet ka drejtuar një minibashki në Tiranë, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

Pas mashtrimit me biletat u zbulua se edhe një kallëzim tjetër për mashtrim me biletat, kryer nga firma nën pronësi të Fortuzit.

Bëhet fjalë për shtetasin A.S. , 47 vjeç, i cili kishte blerë një biletë udhëtimi për në Itali nga agjencia “Just Travel” për 175 euro. Mirëpo, kur ky person u paraqit në aeroportin e Rinasit, bileta e tij nuk e ekzistonte në sistem, pasi ishte anuluar fill pas blerjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb