Sivjet pritet të prezantohen tri modele të ndryshme të iPhone 8, versionet me ekrane LC dhe OLED 5.5, 4.7 dhe 5.8-inç.

Sipas raportimeve të fundit, të tre këto modele do të kenë 3 gigabajt RAM dhe do të mund të mbushen më shpejt.

Dy telefonat do të vijnë me opsione në memorie duke filluar nga 32 e deri në 256 gigabajt, ndërsa ai 5.8-inç do të ketë 64 dhe 256 gigabajt RAM memorie. Ky model do të jetë më i fuqishëm për shkak të dy pakove të baterive.

Këta telefona pritet të prezantohen në shtator të këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: