TIRANË- Veshja e kryeministrit Edi Rama në Bruksel nuk mund të mos komentohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili madje i ka kushtuar një status në “Facebook”.

Duke e quajtur sërish “Noriega”, Berisha publikon një fotomontazh të kryeministrit Rama me një bluzë me gjethen e kanabisit përpara dhe madje të shkruar. E për dixhiturë të fotos, Berisha shkruan “Krenar me Narko-Republikën”.

“Noriega mbrëmë në Bruksel në darkën zyrtare për kryeministrat e Ballkanit Perëndimor! Krenar me Narko-Republikën! sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha per Ramen

FOTOJA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT

Rama origjinal

Veshja jo zyrtare e kreut të qeverisë gjatë takimit zyrtar me shefen për politikë të jashtme të BE-së Federica Mogherini u komentua nga të gjitha mediat dhe gazetarët e huaj që gjendeshin në Bruksel. Ai kishte preferuar një bluzë sportive me figura ndërtesash para, xhaketë të kaltër dhe pantallona të zeza stil ‘harem’.

Edi Rama Bruksel

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb