Pas afro 2 javësh nga përfundimi i festivalit evropian, janë publikuar përfaqësuesit e vendeve me veshjen më të keqe në Eurovision.

Vendin e parë për veshjen më të keqe e mban këngëtari nga Mali i Zi Slavko Kaleziç, i cili fitoi edhe çmimin famëkeq Barbara Dex.

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë renditet në vendin e gjashtë, duke bërë pjesë në këtë mënyrë tek vendet me veshjen më të keqe në këtë kompetcion që ktë vit u zhvillua në Kiev të Ukrainës.

Festivali u fitua nga përfaqësuesi i Portugalisë, ndërsa Shqipëria me Linda Halimin nuk mundi të hyjë në finale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: