LUSHNJE – Një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij ditën e djeshme në qytetin e Lushnjes. Ishin pikërisht familjarët që e gjetën të vetvarur 42-vjeçarin, dhe të tmerruar nga ajo që panë e dërguan menjëherë në spital. Sipas raportimit të policisë, 42-vjeçari Sh.S vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Lushnjë. Në datën 01.07.2017, në spitalin Lushnje ka shkuar i vdekur, i shoqëruar nga familjarët shtetasi Sh.S, 42 vjeç, banues në Lushnje.
Shtetasi Sh.S, i cili ishte me sëmundje depresive, është gjetur nga familjarët i vetëvarur pranë banesës.
Nga kqyrja e kufomës nuk rezultoi të kishte shenja dhune.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb