TIRANE – Liri (Linum SPP): si burimi i fijeve të lirit, ai është kultivuar që në lashtësi, por sot kultivohet më tepër për vajin e tij. Vetitë mjekësore të vajit të lirit janë të njohura.
Përbërësit: Mucilagen, cinogenetikë, glycoside, substance të hidhura vaji i lirit përmban cist linoleik dhe acid linoleik, vitamina A, B, D, E, minerale dhe aminoacide.
Veprimi: qetësues i kollës, antiseptic, antiinflamator, laksativ, antireumatizmal, diuretic.
Pjesët që përdoren:
Farat e qëruara të lirit janë shumë të mira për t’u përdorur si laksativ, për të ndihmuar jashtëqitjen në rast kapsllëku, qetësues të kollës, ndihmon nxjerrjen e gëlbazës, gjithashtu është dhe qetësuese e gastritit (djegies së stomakut) si dhe urthit.
Vaji i lirit: përmban acid-linoleik dhe është i nevojshëm për prodhimin e prostaglanidave, substance këto shumë të rëndësishme për trupin dhe mbrojtjen e organizmit nga agjentët dëmtues shkruan Shendeti.
Vaji i lirit është esencial, shumë i pasur me acide yndyrore të pa ngopura dhe parandalon grumbullimin e depove të dhjamit në organizëm.
Përdorimi:
Farat: përdoren për të stimuluar daljen jashtë në rastet me kapsllëk. Farat rrëshqasin në zorrë duke krijuar një efekt laksativ të shkëlqyer. Është shumë e rëndësishme që pas marrjes së 1-2 lugë m e fara të pihet një sasi e mjaftueshme uji.
Çaji: përdoret për kollë. Ëmbëlsohet me mjaltë dhe lëng limoni.
Farat: mund të shtypen dhe të vendosen mbi plagët e djegura me qelb, ulçër dhe vendosen dhe për të trajtuar dhimbjen. Lijeni farat në ujë derisa të zbuten dhe pastaj mund t’i përdoeni për gastritin dhe faringitin.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb