TIRANE- Pas miratimit të vettingun në Kuvend, në një seancë të jashtëzakonshme, ka nisur puna për implementimin e tij. Andaj, ditën e sotme po zhvillohet dhe një dëgjesë, e cila do të vijojë edhe nesër, me kandidatët për Këshillin i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për organet e vettingut.

Ndërkohë, mësohet se ditën e enjte komisioni Ad Hoc duhet të ketë gati listën me kandidatët. Anëtari i këtij komision, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pohoi se nga delegacioni i BE në Tiranë ka ardhur një shkresë, ndërsa theksoi se kandidatët të njoftohen pse ONM nuk i ka kualifikuar.

“Në vend të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit na ka ardhur një shkresë pa përgjigje nga delegacioni i BE në Tiranë. Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar që procesi të jetë inç drejtë. Është bërë një skualifikim dhe nga ONM nuk është dhënë asnjë informacion se mbi c’bazë ka arritur të ky konkluzion. Duhet të mbrojmë dhe kandidatët”, tha Bylykbashi.

Sakaq, kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja propozoi thjesht vazhdimin me dëgjesa. “Fillimisht do dëgjohen lista B që nuk i plotëson kriteret dhe ata që kanë marrë rekomandim negativ nga ONM”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: