TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, ka deklaruar se procesi i zbatimi të kësaj reformë tashmë ka nisur. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Xhafaj tha se me votën e 25 qershorit, pengmarrësit e drejtësisë do jenë jashtë sistemit, dhe do t’i hapet rrugë shteti ligjor dhe të së drejtës.
Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se ndëshkimi i ligjit nuk do ndalet për të korruptuarit dhe ata që abuzojnë me sistemin e drejtësisë.
Xhafaj tha se Partia Socialiste ka bërë përpjekje për jetësimin e sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar reformën në drejtësi si një premtim të mbajtur.
“Reforma në drejtësi është një premtim i bërë nga ne në fillim të mandatit tonë që është duke u mbyllur. Është një nga premtimet dhe angazhimet e mbajtura. Ne jemi të vendosur për të vijuar në zbatimin e kësaj reforme. Shpresoj që 25 qershori të jetë dita që do hapë rrugën e shtetit të së drejtës, shtetit në shërbim të qytetarëve”, tha Xhafaj.
(el.sp/BalkanWeb)