TIRANE– Ish-presidenti Alfred Moisiu ka folur pas padisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve për reformën në drejtësi, e konkretisht ligjin e vettingut. Sipas ish-kreut të Shtetit pranimi i ankimimit nga Kushtetuesja është shqetësues, pasi gjyqtarët nuk duan që të gërmohet e kaluara e tyre.

Në reagimin e tij, Moisiu thotë se padia gjyqtarëve dhe prokurorëve është tendencioze dhe tenton të prekë vettingun.

“Padia e gjyqtarëve e prokurorëve është tendencioze, pasi tentohet të preket vettingu. Kjo padi ka qëllim të mbrapshtë. Shqetësim përbën edhe pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre. Shoqata do që të pakësohen kriteret pranuese. Gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Nga vettingu do të ketë përmirësime në vend ”, tha ish-presidenti Alfred Moisiu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: