TIRANË- Kryeministri Edi Rama është vendosur në shënjestër të ndjekësve të tij në “Facebook” që pas miratimit të vettingut nuk duken dhe aq të kënaqur.

Ata e kanë kritikuar kryeministrin për emrat që do të jenë në komisionet e vettingut, duke kërkuar edhe burg për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërkaq edhe pse në orët e vona të natës Rama i është përgjigjur duke u shpjeguar se çfarë do të sjellë vettingu.

Ndërsa një prej komentuesve i shkruan se reforma në drejtësi do zbatohet tek ndonjë fshatar i shkretë, duke shkruar se kësaj i thonë pi raki Skrapari, e shpëlaje me dhallë, Rama i kërkon të mos e kthejë në muhabet rakije.

REPLIKAT

Komentues 1: PD e ka votuar vettingun qe ne 22 korrik 2016 kur u miratuan ndryshimet kushtetuese. Sot u miratuan anëtarët e opozitës ne komisionet parlamentare “ad hoc”, te cilët me pas do zgjedhin sipas nje formule kushtetuese qe kerkon shume kohe, anetaret e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (12 anetare), dy Komisioneret Publike dhe Kolegjin e Apelimit (6 anetare), te cilët pasi te miratohen serish nga parlamenti ne seance plenare me 3/5, dhe pasi te sistemohen me zyra do nisin kontrollin e figurës së gjyqtarëve që do të zgjasë si procedurë kushtetuese deri në 9 vjet….

Edi Rama: Ervin Karamuco nese ky eshte teater sic thua zotrote, te siguroj qe fejsbuku nuk te bën regjizor dhe do te duhet te pranonim qe vete Bashkimi Europian është nje teater, por fatmiresisht nuk jemi te detyruar as ta mendojme e jo me ta pranojme kete, sepse e dine mire vendet qe kane kaluar nga rruga e kesaj reforme te thelle se vetem teater s’eshte kjo pune! Sa për 9 vjetet qe s’di ku i ke gjetur ti, po mbase e ke nga futbolli si numër, mos u mërzit se do llafosemi pas 9 muajsh bashke prape✌️

Komentues 2: D.m.th kjo marrëveshja paska qene qe Saliu ti shpëtojë drejtësisë pa te votoje vetingun.?!!! Nc, nc, nc, nc…….. Dhe ndërkombëtaret dakord patjetër?!!! Po populli?!!!!!! Apo çe deshe!!!!!

Edi Rama: Dmth kjo marrëveshja Aleksandër është qe ti te hapesh veshët e te dëgjosh cfare thuhet qe mos flasësh broçkulla! Sepse Vetingu mor zotëri qe i qan hallin popullit, ishte bllokuar pikërisht sepse Saliu dhe PD nuk kishin votuar pjesën e tyre te detyrimit kushtetues! Përndryshe për cfare u vonuam dhe sipas teje cfare duhet te bënim ne nese s’bënim këtë marrëveshje qe është fiks per te mirën e Shqipërisë e te popullit, jo per te shpëtuar ndokënd nga drejtësia… Dhe po te kujtoj Aleksandër, qe drejtësinë nuk e ben qeveria shyqyr Zotit se nuk jemi ne diktature, po e bëjnë gjykatat dhe prokuroria e pastruar nga Vetingu! Kuptove Aleksander?

Komentues 3: Tash s ju ka met ma kerkun ku me e zbatu ket reformen n drejtsi, veq te naj fshatar i shkret qe del shit naj shishe qumsht, a naj pul, a naj tuf majdanoz, se disa emna qe jan antar te ktyne komisioneve te famshme duhet me ken te akuzum jo akuzus. Ksaj i thojn pi raki skrapari, e shperlaje me lladh, ose laj M me Sh.

Edi Rama: Dardan, s’paske kuptue asgje miku im, sepse keto komisionet e famshme sic i quan ti, nuk jane gjykata qe do bejne akuza, po thjesht do perzgjedhin ekspertet nga lista e verifikuar prej Operacionit Nderkombetar te Monitorimit! Qe do te thote se rakine e Skraparit dhe ato lengjet e tjera nuk eshte mire t’i ngaterrosh me njera-tjetren e as ta kthesh ne muhabet rakie, nje moment historik per drejtesine si ky!

Rama fb komente

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: