TIRANE- Pas miratimit të komisionerëve të PD për komisionet e vettingut në seancën e jashtëzakonshme plenare, Komisioni i Posaçëm është mbledhur për verifikimin e kandidatëve.

Në këtë mbledhje të dytë të Komisionit, pasi miratimit në Kuvend, ka nisur shqyrtimi i kandidatëve për listat e vettingut, të cilët nuk plotësojnë kushtet.

Komisionerët kanë vendosur që kandidatët me vlerësim negativ të dëgjohen në Komision më 29 maj.

Anëtari i PD në komisionin “ad hoc” për vettingun, Oerd Bylykbashi, tha që shqyrtimet dhe dëgjesat nuk duhet të jenë vetëm për ata kandidatë që kanë vlerësim negativ apo që nuk plotësojnë kriteret.

Kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi tha se nuk lejohet që t’i bëhet rishikim të listës të Avokatit të Popullit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: