Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka komentuar në një status në Facebook votimin e Vettingut ditën e djeshme në seancën e jashtëzakonshme në Parlament.

Bregu, që ishte dhe një prej zërave kritikë të Bashës për bojkotin e zgjedhjeve nga ana e opozitës, shkruan se “sa më i madh ishte përdëllimi i Ramës për Vetting-un, aq me e pamerituar kosto e manipulimit se PD e kishte frike atë”.

Sipas Bregut “u hoq dhe një tjetër gur nga rruga drejt anëtarësimit në Europë”.

Statusi i plotë i Majlinda Bregut

Prej 30 gushtit te vjetshem,Vettingu u kthye ne betejen kryesore dhe lajtmotivin e cdo dalje publike te Edi Rames.
Sa me i madh perdellimi i tij me Vettingun, aq me e pamerituar kosto e manipulimit se PD e kishte frike Vettingun.
E meqe Drejtesia s’eshte perbindesh, s’ kish si ndodhte ndryshe, te ndodhte ndryshe s’kish se si…

Sot, Vetting-u u Votua!
U hoq dhe nje gur tjeter nga rruga drejt Anetaresimit ne Europe!

Sundimi pa kushte i ligjit eshte standarti europian prej te cilit askush nuk arratiset dot.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: