TIRANE– Shoqata dhe Unioni i Gjyqtareve kanë dorëzuar parashtrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë për ligjin e Vettingut. Gjykata Kushtetuese do gjykojë padinë e Shoqatës dhe Unionit të Gjyqtareve vetëm mbi bazë dokumentash dhe duke shqyrtuar parashtrimet e palëve.

Sot është afati i fundit për të dorëzuar parashtrimet, ndërsa Kushtetuesja ende s’ka caktuar një datë për seancën.

Unioni dhe Shoqata e gjyqtarëve janë bashkuar në një padi kundër disa neneve specifike të Vettingut, si dhe të disa pikave në dy ligje të tjera bazë të reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për ligjin e organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe të statusit të gjyqtarëve.

Një nga pikat më delikate të ankimuara të gjyqtarëve lidhet me kontrollin e figurës së njerëzve të drejtësisë, por gjyqtarët thonë se duke përfshirë në verifikim “edhe persona të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar” kjo mund të çojë në vendime abuzive të Komisionit të Vettingut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: