Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Victoria Beckham merr titullin e nderit nga princi William

Victoria Beckham ka marrë (urdhrin e nderit të mbretërisë britanike), nga princi William. Nuk është hera e parë për familjen Beckham që marrin një çmim të tillë.

13 vjet më parë ishte pikërisht David që u nderuar me këtë titull. Tani futbollisti duket se ka mbetur në hije për shkak të bashkëshortes së tij stiliste.

Ish pjesëtarja e Spice Girl është prezantuar në Buckingham Palace me bashkëshortin për ceremoninë zyrtare. E veshur elegante me një fustan të zi dhe taka të larta, bashkëshortja e David Beckham dukej e mrekullueshme. Ajo ka komentuar në Instagram se ndjehet e nderuar për titullin e marrë.
(da.xha/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.