Edhe pse është në moshën 91-vjeçare, Johanna Quaas ka një elasticitet që lë me gojë hapur edhe 15 vjeçarët.

Gjyshja Johana, pushtoi faqet e para të gazetave prestigjioze në vitin 2012 kur u shpall nga libri i rekordeve Guiness, si gjimnastja më e vjetër në botë, 86 vjeçe.

Pesë vite më vonë, Quaas nga qyteti Halle, i Gjermanisë, vazhdon të praktikoj ushtrime të ndryshme gjimnastikore në garat e përvitshme që mbahen në Gjermani.

Video e mëposhtme tregon gjyshen e veshur me mbulesën e saj të gjelbër, duke lëvizur lehtësisht midis shufrave dhe gjithë këto ushtrime i bën pa hequr syzet e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb