Në brigjet e Melkbosstrand, në Afrikën e Jugut, teksa gjendet në tavolinën e tij të sërfit, James Taylor është gjendur shumë pranë me një kallamar gjigand të plagosur.

Në videon e publikuar në Instagram, burri përpiqet ta largojë drejt bregut për ta kuruar kallamarin e madh por molusku kap me tentakulat e tij tavolinën ku qëndron sërfisti.

Pamjet kanë bërë xhiro në web, por gjithashtu kanë ngjallur edhe debate të ndryshme, disa vlerësojnë faktin që burri donte ta shpëtonte, ndërsa disa të tjerë mendojnë se është e rrezikshme dhe e guximshme të bësh një gjë të tillë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb