Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga edhe pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, duket se nuk është tërhequr nga politika.

Gjatë një takimi elektoral të LSI-së në Lezhë, Prenga u pa i ulur në rresht të parë ngjitur me nënkryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.  Video është postuar në Facebook-un e vetë Kryemadhit.

Më 27 shkurt Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit. Me anë të një letre dërguar kreut të Kuvendit Ilir Meta, deputeti sqaroi arsyet e dorëheqjes.

Prokuroria ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Armando Prenga më 15.02.2017, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat për plotësimin e të dhënave, në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb