Edhe Messi e ka një sozi. Por të jesh Lionel Messi është diçka e pamundur, por edhe ti ngjash atij, nuk është diçka e lehtë. Këtë më së miri e ka vërtetuar Reza Parastesh, iraniani që i ngjanë shumë yllit të Barcelonës. 25 vjeçari është kthyer në sensacion për ngjashmërinë që ka me pesë herë fituesin e Topit të Artë. Të panumërta janë kërkesat e njerëzve për të bërë një fotografi me të, e kjo gjë i ka nxjerrë jo pak telashe atij. Mediat e huaja shkruajnë se Parastesh është dërguar në një stacion policor, duke u akuzuar për prishjen e rendit publik.

Parastesh tha për “AFP”: “Tani njerëzit më shohin mua si Messi i Iranit dhe duan të bëj të njëjtën mimikë fytyre si ai dhe befasohen kur ia dalë. Në fakt imitimit i Leos më jep shumë energji dhe më pëlqen. Kam filluar të bëj disa lojëra me topin për t’i ngjasuar më shumë, por këtu e kam të vështirë ta imitoj.


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb