TIRANË- Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka rrëfyer një nga momentet më delikate të jetës së tij, atë të operacionit të vështirë në zemër. Në një intervistë për “TCH” Lame thotë se gjendja e tij ishte aq serioze, sa disa media i kishin përgatitur edhe lajmin e vdekjes. “Pati 2-3 nga mediat që përgatitën shkrimin për të nesërmen”,- kujton Lame.

Më tej, Lame shton se pas luftës me këtë sëmundje, ai nuk ka më frikë nga vdekja. “Pak a shumë të gjithë menduan se nuk do të rikthehesha më fare, por u riktheva. Një nga pasojat që më la sëmundja ishte të humbas frikën nga vdekja. Realisht totalisht e kam humbur. Megjithëse mund të ndodhi çdo gjë, mund të na bjeri një panel mbi kokë. Mendoja se do të bëhesha më i qetë, por jam bërë më përshpejtuese.

Fitimin e betejës me zemrën, Lame e konsideron një miksim të fatit dhe mjekësisë. “Nuk di të them realisht a është çështje fati apo çështje mjekësh. Besoj se është çështje e kombinimit të disa rrethanave ku ndonjëherë mjafton që diçka të shkojë keq dhe gjithçka mbaron me aq. Rasti e deshi që atë ditë të mos shkonte asgjë keq në një zinxhir gjërash që duhet të lidheshin. Që nga momenti që më ndodhi, që nga mjeku, që nga telefoni, që nga celulari, që nga shoferi, që nga makina, që nga mos bllokimi i trafikut, që nga ekzistenca e mjekut që duhej për të kapur në moment atë që duhej. Do të kishte mjaftuar që një nga këto elementë të çalonte dhe nuk do të ishe duke folur me drejtorin e ri të ALUIZNI-t”,- thotë ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb