DURRES- Publikohen pamjet pas vrasjes së dy personave në mbikalimin e Sukthit, ku mes viktimave ishte dhe ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj. Ndërkohë viktimë ka mbetur dhe pasagjeri që udhëtonte me Dalipajn, shtetasi Juxhin Dauti, mik i tij.

‘BalkanWeb’ ka siguruar një video ku shihet se si makina tip ‘Audi’ ku udhëtonin dy viktimat është bërë ‘shosh’ nga plumbat. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se atentati kriminal u krye nga një tjetër makinë. Dalipaj, i cili ishte shpallur në kërkim, akuzohet si bashkëpunëtor i rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 25.04.2017, rreth orës 13: 55, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi I Sukthit” janë vrarë me armë zjarri, shtetasit E.D. dhe Xh.D.

Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip Audi. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb