TIRANE – Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar baladën e saj më të re bashkë, e cila shoqërohet edhe me një videoklip shumë emiocionues.

“Smundem” mban titullin kënga e re e realizuar me muzikë dhe tekst nga Adrian Hila. Kënga trajton temën e dhimbjes dhe të dashurisë së fortë ndaj njeriut të zemrës.

Klipi i saj është realizuar në Maqedoni, nga Aleksandër. Për këtë projekt, këngëtarja shprehet se e ka realizuar me shumë dëshirë, dhe është e gjitha reale.

“Këtë këngë, këtë tekst dhe këtë melodi të ndjerë e kam kërkuar vetë, personalisht sepse doja të përcillja emocion dhe ndjenjë tek publiku. Doja të komunikoja direkt me dëgjuesit.

Është reale e gjitha! Fjalët janë të thjeshta që t’i kuptojnë të gjithë. Fundja, këto janë fjalë që ne ia themi personit të zemrës!”, – tregon artistja.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb