AUSTRALI-Momente frike në një avion të Air Asia i cili u nis dje nga Perth, në Australi, drejt Kuala Lumpur, në Malesia. Menjëherë pas ngritjes në ajër, pasagjerët kanë ndjerë një zhurmë të fortë dhe avioni ka filluar të dridhet.

Piloti që ka qenë i detyruar të kthehet urgjentisht në aeroport, ka këkuar bashkëpunimin e pasagjerëve, teksa ka filluar të bëjë manovra, sipas asaj që thanë pasagjerët në bord. Piloti ka ftuar çdo njeri të thotë një lutje si shpëtim për të gjithë.

‘Mendova se do vdisja’ ka shkruar në Instagram Saya Mae, autorja e videos që po shihni. Avioni u rikthye në Perth dy orë pas nisjes dhe mendohet se shkaqet e tronditjes kanë ardhur nga një defekt në motor.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: