Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjetin social Facebook ku përgëzon kandidatin e Partisë Demokratike, Isa Sakja për fitoren në zgjedhjet lokale në qytetin e Kavajës.

Në videon e postuar prej tij duken njerëz që festojnë nën ritmet e muzikës, për fitoren e kandidatit demokrat përballë ndaj rivalit socialist, Dorian Murati.

“Te dashur miq, le t’i dergojme ne nje urim te perzemert Isa Sakes dhe mbare qytetareve te Kavajes per fitoren e merituar! sb,” shkruan deputeti i PD në Facebook.

Sakja fitoi me 28 vota diference me rezultatin që u bë publik në orën 3 të mengjesit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb