Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Berisha: Shihni sa vlen jeta e qytetarit në Vlorë për narko-shtetin

Ura

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet se si shembet një ‘urë’ që përdorej si mbikalim nga një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Në videon në fjalë, ku versioni origjinal u publikua nga gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Enrik Mehmeti, shihet se si punon fadroma për ta shembur urën, ndërkohë që mjetet kalojnë poshtë saj.
Berisha thekson se kaq vlen jeta e qytetarit për narko-shtetin në Vlorë, ndërsa ka publikuar dhe mesazhin e qytetarit dixhital.

Mesazhi i Berishës
Shikoni sa kushton jeta e qytetarit per Narko-shtetin ne Vlore!
Qytetari dixhital denoncon:
– me nje video, te postuar nga Nisma#, nga Vlora shtetin e banditeve!
Shikojeni dhe nuk do ju besoni syve se sa kushton per te jeta e qytetarit! sb
“Pershendetje doktor ! Shteti i kusareve dhe hajduteve prish ura nderkohe qe qarkullimi i automjeteve vazhdon, dhe ne raste tragjedish e kane fajin te rinjte , (sic ishte rasti i atij te riut ne Vlore qe papergjegjshmeria e ketyre krimineleve e mori ne qaf )”
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 11 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.