TIRANË – Protesta e Partisë Demokratike vijon në të gjithë vendin, me qytetarët që kanë bllokuar  disa prej rrugë kryesore që prej orës 11:00.

Mbështetësit e PD në Tiranë, tek mbikalimi i “Teknologjikut” në mbështetje të idesë së tyre që protesta është totalisht paqësore, kanë krijuar mundesite që ambulanca e nisur nga Fieri të kalojë.

Pavarësisht vendimit për të bllokuar qarkullimin rrugor, ata lanë ambulancën e cila kishte ndezur alarmin për të shkuar sa më shpejt në spital. Por më parë mjetit iu desh të priste rreth 30 minuta në trafikun e krijuar.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në qytetin Elbasanit në Bradashesh.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb