ITALI- Udhëtonin me një BMW X5 me 32 kg me kokainë të fshehura në makinë, por janë ndaluar nga karabinierët dhe janë vënë në pranga. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar shqiptar, rezident në Romanengo dhe partneren e tij rumune 30 vjeçe. Ata janë arrestuar nga policia në Milano pas gjetjes së kokainës me vlerë 3 mln euro.

Çifti u pikas nga postblloku autostradal në Milanon Lindore, në bordin e një fuoristrade me targa gjermane. Policia iu ka kërkuar dokumentet, duke zbuluar që bëhej fjalë për një çift të njohur për krime të lidhura me shpërndarjen e drogës dhe kështu kanë vendosur të bëjnë një kontroll personal.

bmw kokaina-2

Pasi i kanë gjetur shqiptarit në rroba rreth 1400 euro cash, policët i kanë shoqëruar të dy në kazermë për verifikime të mëtejshme dhe makina iu nënshtruar një kontrolli të imtësishëm.

Në pjesën e poshtme të automjetit është zbuluar një ndarje e modifikuar, e mbyllur me një bravë, në brendësi të të cilës ishin 26 pako kokainë për një total prej 32 kilogram, një vlerë prej rreth 3 milionë euro.

Të dy janë arrestuar. Makina ka rezultuar në emrin e një personi të tretë me origjinë shqiptare. Policia po heton për të përcaktuar rolin e tij dhe për të identifikuar burimin e drogës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb