Protesta e PD-së, ka hyrë në ditën e 3 të saj, ndërsa dhjetëra protestues të mbështetur nga deputetë dhe përfaqësues të opozitës e kalojnë natën nën çadër. Por çfarë ndodh aty?
Kamera e “News24” ka regjistruar disa video, ku protestues kalojnë kohën gjatë natës duke kërcyer me këngë popullore dhe madje edhe me muzikë dasmash. Megjithëse organizatorët e protestës thanë se nuk ka financues, për personat që rrinë gjatë gjithë natës në çadër ka edhe ushqime falas.
(BalkanWeb)