Fansat e reperëve tani kanë një arsye më shumë për të ndjekur koncertet e tyre: mund të bëhen fitues të ndonjë kartëmonedhe 500 euroshe. Pas Noizyt, që hodhi më shumë se 1 mijë dollarë në koncertin e tij në Tiranë, vjen Capital T, i cili nuk nguroi t’u hidhte fansave disa tufa me kartëmonedha 500 euroshe.

Reperi ua bëri dhuratën fansave teksa interpretonte këngën e tij të fundit, në bashkëpunim me Elvana Gjatën, atë me titull “Lejla”. Atmosfera u bë edhe më e nxehtë në Ferizaj, ku Capital T po mbante koncertin e tij.

Por sa para i ka hedhur në të vërtetë reperi turmës? Burime për suplementin “Bluetooth” të Gazeta Shqiptare tregojnë se artisti ka hedhur rreth 5 mijë euro në koncertin e tij, para që ishin destinuar si një dhuratë për fansat në këtë fillimvit, por jo të gjitha në kartëmonedha 500-ëshe.

E në fakt, nga ovacionet në sallë u vu re qartë se adhuruesit e Capital T e vlerësuan dhuratën, e ndoshta tashmë do ta ndjekin atë në çdo koncert. Nuk dihet nëse shembullin e tij dhe të Noizyt do ta ndjekin edhe reperët e tjerë, por me gjasë kjo mund të ndodhë, duke sjellë kështu edhe një motiv më shumë që adhuruesit e Hip-Hop të ndjekin koncertet e tyre.

A don me lujt me ?? #Lejla #Ferizaj @diamondsclub

A video posted by Capital T (@truekapo) on

???

A video posted by Capital T (@truekapo) on


(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: