Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Dëmtim horror i Ibrahimovic, “STOP” i gjatë jashtë fushave

Screenshot_1

Zlatan Ibrahimoviç është dëmtuar në fund të sfidës që Manchester United luajti mbrëmjen e kalura me Anderleht, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Europa Legaue që u fitua në kohë shtesë nga United 2-1 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të kompeticionit europian. Ibra pësoi një dëmtim dhe përfundoi ndeshjen para kohe. Sulmuesi suedez me këtë dëmtim rrezikon të mungoj gjatë, pasi thuhet se ka këputur ligamentet e gjurit që duhen kohë afro gjashtë muaj për t’u shëruar. Ibrahimoviç ka pësuar dëmtim gjatë një rënie në tokë nga kërcimi, ku këmba e tij është zënë keq. Ky dëmtim ka bërë që suedezi të mos e vazhdojë ndeshjen në shtesë dhe vendin e tij e zuri francezi Martial.

ibra-1
ibra1
(i.ç/BalkanWeb)



loading...

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.