TIRANË- Mijëra qytetarë kanë dalë sot në protestë kundër qeverisë dhe rritjes së taksave. Disa nga akset kryesore të vendit u bllokuan nga qytetarët dhe përfaqësues të opozitës. Një prej tyre në Çermë thotë se është pa bukë, pasi e kanë hequr nga puna në OSHEE pas 20 vitesh se kishte takuar Lulzim Bashën.

Në videon e siguruar nga gazetarja e News 24 Klodjana Haxhiaj protestuesi Skënder Bega, tregon se kishte ardhur nga Tepelena për të protestuar kundër qeverisë pasi edhe ndihmën ekonomike ia kishin hequr.

“Jam pa bukë. Nuk më bie as Lulzim Basha as asnjë. Më vjen që të ikë, të largohet Edvin Rama se jam pa bukë për darkë. Ndaj po vij në protestë. Protestoj në mënyrë paqësore, ta marrë vesh Edvin Rama sepse jemi pa bukë. Vijmë nga jugu i Shqipërisë. Unë jam nga Tepelena, jam pa bukë për darkë. Edhe ndihmën ekonomike dy muaj ma dhanë dhe ma hoqën. Kam dy djem, një në vit të parë dhe një në klasë të katërt. Më kanë lënë pa bukë, ndaj kam ardhur në çdo protestë. Unë kam qenë në OSHEE prej 20 vitesh, më hoqën nga puna. Këta më hoqën, pse më hoqën sepse vajta takova Lulzim Bashën në mes të Tepelenës dhe më hoqën nga puna. Bashkëshortja ime nuk punon. Nuk ka punuar në asnjë qeveri. Dhe mua më lanë pa punë. Dua të punësohem. Me këtë qeveri nuk punësohem”, tha protestuesi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb